Departamenti juridik i Barcelonës ka nisur punën për hartimin e një dosjeje të plotë kundër vendimit të FIFA-s që i ka bllokuar klubit katalanas transferimin e futbollistëve deri në janar.
Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas është vënë në lëvizje për të arritur një fitore morale ndaj institucionit më të lartë të futbollit botëror, pasi planifikon ta çojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Edhe në rast në një vendimi në favor të Barcelonës, një gjë e tillë mund të ndodhë pas disa muajsh, kohë kur do të ketë mbaruar edhe afati i bllokadës së FIFA-s, por në Barcelonë kërkojnë me çdo kusht një fitore morale ndaj institucionit që drejton Sepp Blatter.
Një përfitim më i prekshëm për klubin mund të jetë regjistrimi i 37 të rinjve në La Masia pasi ata u largua nga akademia sepse konsideroheshin minorenë. Aktualisht, FIFA nuk ka kthyer ende asnjë përgjigje ndaj kërkesës së Barcelonës për të lejuar aktivizimin e Arda Turan dhe Aleix Vidal pasi dëmtimet në grup e kanë reduktuar ndjeshëm numrin e lojtarëve në dispozicion të Luis Enriques. Mediat iberike bëjnë me dije se mundësitë që FIFA të ndezë dritën jeshile janë shumë të pakta dhe dy lojtarët në fjalë duhet të presin edhe rreth 3 muaj për të zbritur në fushë.
Wednesday, 07 October 2015 17:10