Kampionët dëshirojnë “hak” për vitin e kaluar, kur Mallorca i mori një barazim 1-1, në Camp Nou.
Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Barcelonë, Spanjë.
Stadiumi: Camp Nou.
Ora: 20:00.
Cesc Fabregas është kthyer në veprim, dhe ka gjasa të fillojë ndeshjen.
Pedro është lënduar në ndeshjen kundër Granadas, ndërsa Gerard Pique ende po shërohet nga një dëmtim dhe nuk ka gjasa të rrezikohet me të.
Alexis Sanchez mbetet i mënjanuar me një problem afatgjatë, e Ibrahim Afellay gjithashtu është i lënduar për një kohë të gjatë.
Mallorca, e cila ka pësuar një ndryshim të trajnerit, kur Michael Laudrup u zëvendësua nga ish-shefi i Athletic Bilbao, Caparros Joaquin, janë në vendin e 13-të në tabelë, dhe në nëntë ndeshjet e para ka arritur 2 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.
Formacioni i Barcelonës, 3-4-3: Valdes; Alves, Mascherano, Adriano; Xavi, Busquets, Iniesta, Thiago; Messi, Cesc, Villa.
Formacioni i Mallorcas, 4-2-3-1: Aouate; Cendros, Victor, Ramis, Bigas; Pina, Tejera; Pereira, Nsue, Castro; Hemed. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 13:24