Revista amerikane “Newsweek”, revista e dytë më me ndikim në SHBA, pas “Time”, ka vendosur në faqen e saj të parë një foto të Pep Guardiolas, me pyetjen drejtuar lexuesve: Është ky ekipi më i mirë i të gjitha kohërave?
“Newsweek” në atë shkrim mundohet që t’i përmbledhë në njëfarë mënyre pikat e suksesit të Barçës, pasi që fituan titullin kampion të Champions League. Fotografia, ku shihet Pep i rrethuar me lojtarë, sipas gazetarit Jimmy Burns, paraqet ekipin më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë.
Po ashtu, artikulli fokusohet edhe në aftësitë me topin, ku kryesisht flitet për Messin, Xavin dhe Iniestan, duke mos i përjashtuar dhe lojtarët tjerë si Macherano, Abidal, Villa etj.
“Newsweek” e krahason stilin e ekipit me një vallëzim koreografik, që dirigjohet aq mirë dhe aq suksesshëm nga dirigjenti i ekipit, Pep Guardiola.
“NW”, ajo është një revistë që lexohet nga më shumë se 1.5 milionë njerëz çdo ditë. Po ashtu, “NW” ka edhe miliona lexues jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Monday, 06 June 2011 15:28