Kamarierë, peshkatarë, zjarrfikës, këto janë disa prej profesioneve primare të futbollistëve të Villanovense, skuadër që do të luajë kundër Barcelonës në Copa del Rey.
Villanovense-FC Barcelona, është ndeshja që po pritet me padurim nga mediat spanjolle. Kjo për faktin se dy skuadrat janë rivalë të ndryshëm në të gjitha aspektet.
Villanovense është skuadër që ka buxhet vjetor 330 mijë eurosh, ndërsa Barcelona të dielën ka miratuar buxhetin e skuadrës që është 600 milion euro.
Barcelona ka në skuadër super yje të futbollit botëror, ndërsa Villanovense është skuadër e përbërë nga njerëz të profesioneve të ndryshme, shkruan “Albeu.com”.
Katër futbollistë janë ndërtues, tre janë kamerierë, një është zjarrfikës, një është peshkatar, një administrues biznesi, një tjetër është infermier në spital, ndërsa një tjetër agjent tregtar.
Pagat e futbollistëve janë nga 300 euro deri në 1500 euro paga më e madhe. Lionel Messi për 10 ditë fiton sa gjithë skuadra për një vit.
Tuesday, 27 October 2015 13:02