Ricardo Cabanas, agjent i sulmuesit Saprissa John Jairo Ruiz, ka zbuluar se Barcelona ka bërë një ofertë zyrtare për të riun premtues.
17-vjeçari ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Kosta Rikës në Kupën e Botës për U-20 në Kolumbi dhe shfaqjet e mira të Ruiz kanë tërhequr interesim të bartësit e Ligës së Kampionëve.
“Barcelona ka paraqitur një ofertë të mirë për John. Tani skuadra e Saprissas duhet të vendosë nëse është mjaft e mirë për ta.”
“Ne ishim shumë të lumtur kur kemi dëgjuar për këtë. Barcelona është një ëndërr për çdo lojtar, kështu që ne jemi shumë të emocionuar. Është e rëndësishme që John merr këshilla të mira për këtë çështje.”
Ruiz do të ndjekë gjurmët e Joelit Campbell në qoftë se ai lë Saprissa për një aventurë evropiane nëkëtë verë. Campbell iu tha lamtumirë gjigantëve të Kosta Rikës në gusht, për t’u bashkuar me Arsenalin. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 30 August 2011 13:15