Valencia nuk po mund të arrijë një marrëveshje të re me lojtarin që është pritur të jetë e ardhmja e skuadrës, ndërsa
Barcelona pritet ta shfrytëzojë ketë moment.
I riu i Valencias, Paco Alcacer, nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje me punëdhënësit e tij, për një kontratë të re, dhe Barcelona mund ta shfrytëzojnë situatën për të siguruar shërbimet e tij.
Sulmuesi i ri aktivizohet për shpresat e Spanjës U-19 dhe talenti i tij premtues thotë shumë. Alcacer bëri bujë të madhe kur shënoi një gol në miqësoren e Valencias me Romën, ku spanjollët fituan me rezultat 3-0.
Alcacer ka një kontratë me Valencian deri në verën e vitit 2013, dhe të dyja palët kanë qenë të mbyllur në bisedime në lidhje me një zgjatje.
Burimet spanjolle thonë se 18-vjeçari ka një klauzolë në kontratën e tij aktuale, e cila do ta lejojë atë të largohet falas, nëse ai nuk është pjesë e ekipit të parë të Valencias, vitin e ardhshëm.
Si e tillë, Barcelona besohet se është në vëzhgim të situatës së Paco Alcacer dhe thuhet se ka ofruar një ofertë prej 3 milionë eurosh. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 17:58