Kampionët e rinj të Evropës, FC Barcelona, janë interesuar për shërbimet e sulmuesit të Milanit, Alexandre Pato.
Nuk është kjo hera e parë që Barcelona interesohet për Paton dhe, sipas Sky Sport, Barcelona dëshiron të ketë më shumë sulmues.
Por, Alexandre Pato është pjesë në planet e Milanit dhe vështirë se mund të largohet.
Listës së Barçës për të blerë sulmues, siç duket i është shtuar edhe një emër tjetër. Fjala është për sulmuesin brazilian 21-vjeçar, Leandro Damiao, i cili luan tek skuadra e Internacional nga Porto Alegre.
Leandro ka pas paraqitje mbresëlënëse këtë edicion me 22 gola në 24 paraqitje, duke ngjallë interesimin e shumë skuadrave si Arsenal, Tottenham Hotspur e tash edhe FC Barcelona.
Është i gjatë 187 cm, teknik, një sulmues i stilit të Barçës dhe ka rënë në sy nga skautët e kampionëve të Evropës. Biznesmeni brazilian Cesar Bottega ka konfirmuar për “Calciomercato” rreth interesimit të Barçës.
Ai ka deklaruar se nuk do të lejojë shitjen e tij nën 20 mil. euro. Por, vështirë se Barça do të paguajë një shumë të lartë për një lojtar që nuk është provuar në Evropë, duke pas frikën e dështimit sikurse Keirrison.
Ndoshta, Barça mund të përdorë pikërisht Keirrison dhe Henrique për të arritur marrëveshje për Leandron.
Thursday, 02 June 2011 10:32