‘Neymar do të qëndroi përgjithmonë në Barcelonë’, kështu mendon sekretari teknik i katalanasve, Robert Fernandez
Gjatë verë është raportuar se braziliani, Neymar mund të kalonte te Manchester Unitedi. Një gjë e tillë, mediat britanike nuk e kanë përjashtuar se mund të ndodh edicionin e ardhshëm, por sekretari teknik i katalanasve, Robert Fernandez, i ka hedhur poshtë të gjitha këto spekulime. Sipas tij ai do të qëndrojë këtu deri në fund të karrierës.
“Ne jemi duke punuar për rinovimin e kontratës së Neymarit dhe gjithçka është duke shkuar për mrekulli. Nuk kam asnjë dyshim se Neymar do të qëndrojë në Camp Nou deri në fund të karrierës së tij”, ka thënë Fernandez.
Tuesday, 06 October 2015 19:01