Romeu iu bashkua Çelsit nga Barcelona në verë dhe ka siguruar tashmë një vend si mesfushor i preferuar i Andre Vijas Boas duke lënë në stol Xhon Obi Mikel.
Megjithatë, 20-vjeçari mund të rikthehet tek Barcelona, skuadër kjo që e ngriti. Katalanasit kanë mundësinë të blejnë përsëri në fund të këtij sezoni, ose në verën e vitit 2013.
Çelsi e ka refuzuar këtë mundësi, mirëpo i mbetet lojtarit të vendos për veten e tij. Mesfushori është i prirur që të shpagojë besimin e Çelsit, që i ka varur shpresat mbi lojtarët e rinj.
“A e dëshiron Romeu rikthimin? Ëndrra e tij para se të nisej për në Londër ishte të jetë një lojtar i Barcelonës dhe ende qëndron, por ne nuk mund të injorojmë mundësinë që i ka dhënë Çelsi”, ka thënë agjenti i tij Havier Diaz. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 December 2011 14:49