Futbolli evropian sjellë sot disa sfida spektakolare, por më e ‘çmendura’ prej tyre vjen pikërisht nga elita e futbollit të Shqipërisë, e cila në 20:45 sjellë derbin lokal Partizani-Tirana.
Sevilla – Barcelona: Në Andaluzi ka qenë gjithmonë nxehtë për Barcelonën dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot. Skuadrat nuk janë në formën më të mirë, andaj pritet luftë e madhe në kërkim të pikëve të rikthimit. Fillon në 16:00.
Manchester City – Newcastle: E dini që Premierliga ofron gjithmonë spektakël e një gjë të tillë e garanton sidomos një sfidë mes këtyre dy skuadrave. Fillon në 16:00.
Chelsea – Southampton: Skuadrës së Jose Mourinhos i duhet patjetër një fitore për të nisur serinë e rrufeshme drejt kreut të tabelës. Por a do të jetë fillimi i rikthimit pikërisht ndaj një skuadre të fortë si Southampton? Do ta kuptojmë sot prej 18:30.
Monchengladbach – Wolfsburg: Tjetër sfidë shumë e fortë për ekipin e Granit Xhakës, që pas Manchester Cityt, i duhet të ballafaqohet me një tjetër top-skuadër. Priten gola dhe spektakël. Fillon në 15:30.
Partizani – Tirana: Panorama më e bukur e futbollit shqiptar vjen sonte në 20:45 dhe premton një sfidë tjetër të luftuar ‘me mish e me shpirtë’. A do të ngjyroset kryeqyteti i Shqipërisë kuq apo kaltër? Mos e lëshoni këtë duel. /Gazeta Olle
Saturday, 03 October 2015 13:10