Skuadra e Barcelona B përfundon sezonin në pozitën e tretë të Ligës së dytë Spanjolle, Segunda Division. Nuk është vetëm pozita e Barcelonës B që na bën të habitemi, por edhe loja që ata zhvillonin, duke na bërë të mendojmë se edhe në ligën e dytë të Spanjës është një Barcelonë e madhe apo mini-Barcelona.
FC Barcelona B në Segunda Division luajti 42 lojë, duke përfunduar sezonin me 20 fitore, 11 barazime dhe 11 humbje. Ata ishin skuadra më efikase, duke shënuar plot 85 gola. Përfunduan sezonin me 71 pikë.
Një vit më parë ata garonin në Ligën e Tretë Spanjolle dhe tani në Ligën e Dytë dolën të jenë ndër më të mirët. Po të kishte mundësi, a do të mund hynte Barcelona B në ligën e parë, Primera Division? Trajneri i saj Luis Enrique mendon se padyshim që do të hynim.
Duke pasur parasysh motivimin dhe lojën që zhvilluan, Barcelona B do të kishte mundësi të hynte në La Liga.
FC Barcelona B, gjatë sezonit, pozitën më të lartë e kishte pozitën e tretë, ndërsa pozitën më të dobët e kishe atë të njëmbëdhjetë.
Në Mini Estadi më së shumti të pranishëm ishin kundër Real Betisit, plot 11.390 shikues. Ndërsa, jashtë Mini Estadit ishin në Benito Villamarin të Betisit, ku të pranishëm ishin 30.000 shikues.
Fitorja më e lartë ishte ajo kundër Salamanca 5:1
Gola të shënuar më së shumti për një lojë Numancia 4-6 FC Barcelona B
Humbja më e thellë FC Cartagena 5-1 FC Barcelona B
Jonathan Soriano ishte një ndër lojtarët kyç të suksesit të Barcelona B. Ai ishte lojtari që luajti më së shumti për Barcelona B (3012 minuta) dhe shënoi 32 gola që e bënë atë golashënuesin më të mirë të ligës. Ai luajti 37 lojë, ndërsa golashënuesi i dytë i ligës ishte Javi Guerra i Real Valladolid i cili për 41 lojë shënoi 28 gola.
Monday, 06 June 2011 10:44