Gerard Pique është kthyer në stërvitje të plotë, pas lëndimit të tij dhe pritet që mbrojtja e Barcelonës të mos jetë ajo e dobëta, sikurse kundër Valencias.
Alexis Sanchez dhe Andres Iniesta janë të lënduar, ndërkohë që këtyre iu është bashkëngjitur edhe mesfushori holandez, Ibrahim Afellay, i cili u dëmtua në gju dhe do të humbasë rreth gjashtë muaj të sezonit.
Tek Athletico, Diego nuk do të paraqitet. Lojtari ishte stërvitur lehtë me topin, mirëpo nuk është i gatshëm për këtë sfidë, ka bërë me dije skuadra nga Madridi. Megjithatë, pritet rikthimi i Diego Godin, i cili është shëruar nga lëndimi dhe pritet të jetë në skuadër kundër Barcelonës.
Barcelona ka shënuar 17 herë kundër Athletico Madridit, duke pranuar vetëm tre gola nga kjo skuadër.
Cesc Fabregas ka ndihmuar shumë në këtë sezonë, duke shënuar katër herë.
Priten gola në këtë takim, pasi që Barcelona dhe Athletico kanë një kuotë mbi 2.5 gola për 24 ndeshje në sezonin e kaluar, që do të thotë se 63 për qind ishte shkalla e suksesit.
Fitorja e fundit e Athletico Madridit në Camp Nou ishte në dhjetor të vitit 2006, kur e mposhti Barcelonën me rezultat 3-1.
Atletico ka fituar dy ndeshjet e fundit në kampionat.
Në të vërtetë, në këtë ndeshje mund t’i shikojmë cilësitë e supersulmuesit, Falcao dhe lojtarit më të mirë në botë, Lionel Messi, të cilët së bashku me Roberto Soldadon kanë grumbulluar nga pesë gola në katër ndeshje.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës, 4-1-2-3: Valdes, Alves, Mascerano, Puyol, Abidal, Xavi, Busquets, Thiago, Messi, Fabregas, Villa.
Formacioni i mundshëm i Athletico Madridit, 4-4-2: Coutois, Silva, Perea, Dominguez, Filipe, Koke, Assuncao, Gabi, Turan, Salvio, Falcao. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 15:29 