Në mbledhjen gjenerale të Futbollit Spanjoll, në Las Rozas (Madrid), FC Barcelona është prezantuar me çmimet për lojën më fer dhe korrekte në La Liga dhe në Segunda Divizion. Kjo është hera e tretë që Barça e fiton këtë çmim, pasi e ka fituar edhe në vitin 2006 dhe 2009.
Barça është përfaqësuar nga Javier Bordas, drejtori i cili e përfaqëson ekipin në Federatën Spanjolle të Futbollit (LFP) dhe RFEF.
100 pikë për Barcelonën. Ekipi i Josep Guardiolës mori 100 pikë, më së paku në total në La Liga, vetëm një më pak se Mallorca (101) dhe 3 më pak se Racing Santander (103). Kjo është kalkuluar duke u bazuar në 95 kartonë të verdhë dhe dy të kuq që kanë marrë lojtarët gjatë sezonit. Një karton i verdhë numërohet 1 pikë dhe i kuqi 3 pikë.
Barça B i pari në Segunda Divizion. Ekipi B, gjithashtu, ishte ekipi më fer në Ligën e Dytë të Spanjës, me 107 pikë. Ata kanë pasur 97 kartonë të verdhë dhe 5 të kuq, por këta të fundit ishin për shkak të fyerjeve, që llogariten 2 pikë.
Friday, 08 July 2011 14:48