Tek Milani nuk duhet të shqetësohen për një kalim të mundshëm të Kaksë tek Interi, por duhet treguar një kujdes i madh për Tiago Silvën, i cili ka qenë një nga lojtarët më të mirë kuqezi në sezonin që sapo është mbyllur.
Në fakt, braziliani është shprehur se ka folur me drejtuesit e klubit katalunas. “Kam folur me Barcelonën”, është shprehur ai. “Por ata duhet të flasin me drejtuesit e Milanit, pasi kam rinovuar deri në 2016-n”. Kështu pra, skuadra e Guardiolës është hedhur sërish në sulm të Thiago Silvas. Duke parë që Puyol është drejt fundit të karrierës, Barcelona po mendon për një zëvendësues të denjë dhe mendon se braziliani do të jetë lojtari i duhur. Sigurisht, që është e vështirë, gati e pamundur, që Milani të lërë të lirë një nga lojtarët e më të mirë dhe në kulmin e karrierës së tij. Por, gjithçka mund të ndryshojë nëse do të vijë oferta e duhur, që do të thotë më shumë se 20 milionë euro.
Por, mbrojtësi brazilian është shprehur se ai dëshiron që të ndjekë gjurmët e Barezit dhe Maldinit dhe një ditë fanella e tij të tërhiqet.
“Dëshiroj që fanella me numër 33 të tërhiqet. Ashtu siç ka ndodhur me lojtarët e mëdhenj, Maldini dhe Barezi”.
Wednesday, 15 June 2011 19:44