Pavarësisht se Barça ka në dispozicion gjithsej 46 milionë për të gjitha transferimet në këtë sezonë, Arsneali i ka kërkuar kampionit të Spanjës 40 milionë vetëm për yllin Cesc Fabregas.
Britanikja “The Sun” transmeton se Arsenali i ka dhënë kampionit evropian, Barcelonës, dy javë kohë, për të ofruar çmimin e kërkuar për Cesc Fabregasin, apo do të humbë të gjitha shanset për transferimin e lojtarit të kombëtares spanjolle.
Çmimi i kërkuar është rreth 40 milionë euro, megjithatë, problemi qëndron në atë se presidenti i Barcelonës, Sandro Roselli, ka pranuar më parë se kanë “vetëm” 46 milionë euro në dispozicion për përforcime këtë verë.
Spanjolli pritet të takohet me Arsene Wengerin javën e ardhshme, për ta bindur se largimi në Nou Camp është opsioni më i mirë edhe për klubin edhe për të.
Monday, 18 July 2011 20:56