Çelsi theu mitin e Barcelonës në përballjen e Ligës së Kampioneve në “Kamp Nou” natën e të martës, ndërsa përdoruesit e Twitter thyen rekordin botëror për numrin e “cicërimave” të publikuara çdo sekondë duke parë këtë ndeshje.
Drejtuesit e këtij rrjeti social kanë treguar se si ndeshja e dytë gjysmëfinale mes dy skuadrave ka thyer rekordin e “cicërima për sekondë” të një aktiviteti sportiv.
Twitter bëri të ditur se gjatë ndeshjes dramatike ku londinezët kaluan kundër të gjitha parashikimeve në finalen e turneut, u kap shifra e pabesueshme e 13,684 mesazheve për sekondë.
Kjo shifër e eklipson rekordin e mëparshëm prej 12,233 mesazhesh në sekondë që mbahej nga finalja e kampionatit të futbollit amerikan, Super Boul, që u luajt në shkurt mes Nju Jork dhe Nju England. Ngjarjet dramatike të asaj ndeshje shtynë tifozët të komentonin pafundësisht në këtë rrjet social, pasi Nju Jork fitoi trofeun falë suksesit 21-17, falë një aksioni në minutën e fundit të ndeshjes.
Finalja e Super Boul regjistroi 13,7 milionë mesazhe në Twitter, por kjo kompani bëri të ditur se nuk kishte përllogaritur numrin e mesazheve të dërguara gjatë Barça-Çelsi. (LajmeShqip.com)
Friday, 27 April 2012 17:05