|
|
Tuesday, 20 November 2012 23:47 Lionel Mesi ka ndihmuar Barcelonën të kualifikohet si ekipi i parë i grupit të vet falë dy golave të tij, në suksesin 3-0 të skuadrës katalanase në fushën e Spartakut të Moskës.
Pas avantazhit të Dani Alvesh, ka qenë ylli argjentinas që është bërë protagonist me dy golat e tij dhe ka likuiduar moskovitët. Për Mesin, këto ishin golat 79 dhe 80 të vitit kalendarik 2012, ndërsa tani është vetëm 5 gola larg rekordit 40 vjeçar që mbahet nga Gerd Myler.
Fitorja e Benfikës në ndeshjen tjetër të grupit përballë Sëlltik, bën që ekipi portugez të jetë tashmë më i favorizuar për të kaluar turin, ndonëse në takimin e fundit do të vihet pikërisht përballë katalanasve të Vilanovës.
Grupi F ka mbyllur çështjen e kualifikimit në turin tjetër, pasi Valencia dhe Bajern janë ndarë në një barazim pa shumë emocione 1-1. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm cila skuadër do të kalojë si kokë grupi, ndërsa fitorja e Lilë në fushën e BATE Borisov ringjall shpresat e francezëve të paktën për të arritur në Europa League.
Në Grupin H, Mançester Junajtid i kualifikuar që në ndeshjen e kaluar dhe me shumë mungesa në formacion, është mundur 1-0 nga Gallatasaraj, që tashmë është plotësisht në garë për të kaluar turin. Turqit kanë pikë të barabarta me rumunët e Kluj, të cilët kanë fituar pa shumë probleme përballë Bragës. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
GRUPI F
Valencia-Bajern Mynih 1-1
76’ Feghuli / 82’ Myler
Bate Borisov-Lilë 0-2
14’ Sidibe, 31’ Bruno
Renditja: Valencia 10 pikë, Bajern Mynih 10, BATE Borisov 6, Lilë 3.
GRUPI G
Benfika-Sëlltik 2-1
7’ Xhon, 71’ Garai / 32’ Samaras
Spartak Moskë-Barcelona 0-3
16’ Dani Alvesh, 27’, 39’ Mesi
Renditja: Barcelona 12 pikë, Benfika 7, Sëlltik 7, Spartak Moskë 3.
GRUPI H
Gallatasaraj-Mançester Junajtid 1-0
53’ Jilmaz
Kluj-Sporting Braga 3-1
6’, 14’, 33’ Rui Pedro / 17’ Alan
Renditja: Mançester Junajtid 12 pikë, Kluj 7, Gallatasaraj 7, Sporting Braga 3.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »