Barbara Berlusconi ka shënuar suksesin 25 vjeçar të familjes së saj me Milanin dhe ajo dëshiron që të largohen të vjetrit. “Ne do të fokusohemi në të rinjtë” thekson ajo.
Vajza e Presidentit Silvio Berlusconi, kishte caktuar një takim me Bordin e Drejtorëve disa javë më parë dhe ishte në tribuna në ndeshjen e mbrëmshme kundër Romës.
“Unë jam shumë e lumtur se ne kemi arritur ta fitojmë këtë objektiv, por kjo duhet të jetë një pikë fillimi për ta ndërtuar një Milan të ri,” tha ajo.
“Skuadra duhet të jetë e aftë të garojë në Evropë dhe gjithashtu të përshtatet me kërkesat e reja ekonomike për klubet futbollistike.
“Ëndrra jonë është që të shohim Milanin të ketë edhe 25 vite tjera sukses. Mbi të gjitha, është një klub me më së shumti trofe në botë dhe ne nuk duam ta humbim këtë rekord.”
Disa veteran do të mbesin pa kontratë verës dhe lojtarët si Andrea Pirlo, Clarence Seedorf, Massimo Ambrosini dhe Pippo Inzaghi mund të largohen.
“Unë do dëshiroja të krijoja një ekip i bazuar në të rinjtë.” përfundon ajo.
Monday, 09 May 2011 06:51