Cesare Maldini beson që Mario Balotelli është në venin e duhur ku do ta gjejë paqen.
Sulmuesi ka ardhur në Milan si huazim nga Liverpooli pas një sezoni dëshpërues në Angli, duke u kthyer në një prej lojtarëve më të përfolur.
“Shpresoj që Mario të bëjë mirë me fanellën e Milanit”, ka thënë Cesare Maldini, që dikur ka bërë 400 paraqitje me Milanin, ndërsa djali i tij Paolo ka luajtur 902 ndeshje.
“Problemi është që në kemi folur shumë për të, si gjëra të mira ashtu edhe të këqija. Duhet ta lëmë në paqe, dhe të marr me qetësi aventurën e re te Milani”.
Rossonerët presin Palermo në San Siro nesër në mbrëmje, dhe Maldini pret ndeshje të mirë ndërmjet tyre.
“Ndeshje ndërmjet Rossonerëve dhe sicilianëve gjithmonë sjellin ndeshje të mira dhe të vështira për të dy skuadrat. Palermo gjithmonë ka luajtur mirë në Milano. Në këtë moment Serie A është e balancuar dhe do të ketë ndeshje të mira sikurse finale”., ka thënë Maldini.
Saturday, 19 September 2015 13:12