Sulmuesi italian, Mario Balotelli, duket se është afër rikthimit në Seria A.
Ish ylli i Milanit dështoi në sezonin e fundit tek Liverpooli, dhe lojtari është pranë largimit nga “Anfield”.
Sipas mediave italiane, Balotelli është afër marrëveshje me klubin italian, Lazio.
Po këto media raportojnë se ish-futbollisti i Interit, Manchetser Cityt dhe Milanin do të huazohet tek “lacialët”, por me mundësi që në fund të sezonit “bardhekaltrit” e Italisë ta blejnë kartonin e plotë të lojtarit.
Mësohet se negociatat mes Lazio dhe Liverpoolit po shkojnë mirë dhe shumë shpejtë pritet që 24-vjeçari të vesh fanellën e Lazios.
Wednesday, 05 August 2015 19:04