Duhet të ishte një pasdite reflektimi. Mes kujtimesh, këshillash dhe sugjerimesh, Mario Balotelli ka marrë leksione nga Roberto Baggio.
Një nga “legjendat” e futbollit italian, për disa orë, ka biseduar me një nga kampionët më të mëdhenj potencial (ende i pakonfirmuar) të futbolli aktual në Serie A.
Ngjarja ka ndodhur dje në Brescia, ku Roberto Baggio është takuar me Mario Balotelli, autor i një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e fundit ndaj Udinese.
Ai që ka bërë publik këtë takim ka qenë vetë Balotelli, i cili ka postuar në rrjetin social “Instagram” në fotografi nga takimi me Baggio duke e shoqëruar me diciturën e mëposhtme “Ai është një legjendë, faleminderit për gjithçka.”
Takimi Mario-Robi nuk ka qenë aspak i rastësishëm. Prej disa ditës, Baggio kishte bërë publike dëshirën për të bërë një bisedë me Balotelli të cilin e konsideron “Një nga futbollistët më të mirë në panoramën e futbollit botëror”.
Friday, 25 September 2015 22:25