Mario Balotelit i ka mjaftuar vetëm një javë për regjistruar incidentin e tij të parë si futbollist i Milanit, një nga ato ngjarje që e bënë të famshëm në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses italiane është zënë me policinë rrugore në aeroportin e Linates, ku kishte shkuar për të pritur të dashurën e tij, Neguesha.
Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, Baloteli kishte parkuar gabim makinën e tij, ndërsa priste që e dashura të dilte nga aeroporti. Policia rrugore i ka kërkuar që të largohet dhe ai fillimisht është bindur, por duke u kthyer në të njëjtin vend pas pak minutash.
Atëherë dy policët e rrugores i kanë vënë gjobë, ndërsa ka filluar një debat i mirëfilltë me të, ku janë përfshirë edhe dy karabinierë që po kalonin aty. Pasi situata u qetësua, Baloteli ka marrë dy gjoba pasi makina e tij përveç të tjerave nuk ka pasur dokumentuat e nevojshëm të qarkullimit në Itali.
Por pasi lajmi është shfaqur në mediat italiani, ka reaguar menjëherë klubi i Milanit që ka përgënjeshtruar gjithçka me një deklaratë për shtyp. Sipas saj, forcat e rendit kanë ushtruar një kontroll “rutinë” në makinën e sulmuesit dhe nuk ka pasur asnjë zënkë, ndërsa lojtari është paraqitur si rregullisht në stërvitje. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 February 2013 17:43