Mario Baloteli ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të tolerojë më koret raciste kundër tij në stadiumet italiane. Sulmuesi i Milanit, që u bë viktime e një sjellje të tillë të pahijshme nga ana e tifozëve të Romës, ka lëshuar një sinjal të qartë se ndërprerja e ndeshjes për të nuk do të ishte më një veprim efikas.
“E kam thënë gjithmonë se nëse do të ndodhte në fushën e lojës një gjë e tillë, nuk do të bëja asgjë. Por kam ndërruar mendje”, shpjegoi ai për “CNN”. “Nëse më drejtohet qoftë edhe një tjetër kor racist, atëherë unë do të largohem nga fusha e lojës”.
“Të dielën fola me Boateng dhe isha gati duke u larguar nga fusha. Por më pas do të kishin filluar të mendonin se po e bënim një gjë të tillë pasi kishim vështirësi në ndeshje dhe donim fitoren 3-0 në tavolinë. Ndaj vendosëm të qëndronim”, shpjegoi ai pse nuk e kishte bërë këtë veprim që në takimin e fundjavës, i cili u ndërpre vetëm dy minuta dhe rifilloi pasi u paralajmëruan me altoparlant tifozët se ndeshja mund të anulohej. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 May 2013 10:12