|
|
Friday, 30 October 2015 11:47 Ismail Morina ka lënë qelinë e paraburgimit të burgut 302 dhe është ulur sërish në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Apelit ku kërkon lirinë pas vënies në pranga me dy pistoleta më 7 tetor në Tiranë.
Ndryshe nga seanca e mëparshme e cila u shty për shkak të mungesës së avokatit, këtë të premte në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Morinës, të njohur për të gjithë si “Ballisti” – ose ndryshe “njeriu i dronit”, kjo për shkak të ngritjes së flamurit të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e “Beogradit” një vit më parë gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në reshtin e parë në sallën e gjyqit ishte ulur nëna e Ballistit, ku duket me një shami të bardhë në kokë.
Në këtë seancë ra në sy edhe prania e Marsel Qeleshit, 18-vjeçari i cili qëlloi me gurë autobusin e ekipit serb ndërsa vinin drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”. Ai nuk është thirrur në sallë në rolin e dëshmitarit, por është gjendur aty si një qytetar i thjeshtë në mbështetje të Ballist Morinës, shkruan Shqiptarja.com.
Seanca për të mësuar verdiktin e trupës gjyqësore nëse do të lë në fuqi masën e sigurisë të “arrestit me burg” apo do t’i japë lirinë Ballistit, pritet të mësohet në orën 13:30. Kjo pasi seanca e nisur në mëngjes u shty për shkak se prokuroria paraqiti një provë të re, atë të aktit të ekspertimit të dy armëve me të cilat u kap në flagrancë Ismail Morina.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi ndaj Ismail Morinës masën e sigurisë të “arrestit me burg” nën akuzë për armëmbajtje pa leje. Djali nga Kukësi u arrestua më 7 tetor me dy pistoleta pa leje, njërën në brez dhe tjetrën në makinën e tij. Arrestimi i Ballistit u bë vetëm një ditë para luajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi më 8 tetor, përballje të cilën Ismail Morina kishte planifikuar ta ndiqte në “Elbasan Arena” pasi kishte blerë edhe biletën.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »