Tifozi më i famshëm i Kombëtares Kuqezi, Ismail Morina, rrezikon të mos jetë i pranishëm në tribuna për ndeshjen e të hënës kundër Portugalisë.
Sipas prive.al, për shkak të problemeve në fluturime, mund të ndodhë që Ballisti të mos bëjë tifo në “Elbasan Arena”.
Raportohet se ai sonte do të qëndrojë në Munih për të udhëtuar nesër në drejtim të Prishtinës dhe pastaj do të përpiqet të arrijë para orës 20:45 në Shqipëri.
Megjithatë, kudo që të jetë, “heroi i Beogradit” do ta mbështesë kombëtaren, qoftë nga afër apo nga larg.
Ndryshe, në rast fitoreje kundër Portugalisë, Shqipëria do të jetë shumë afër kualifikimit në ‘Euro 2016’.
Monday, 07 September 2015 10:33