Gareth Bale shpreh dyshime mbi të ardhmen e tij në Tottenham.
Përkundër nënshkrimit të një kontrate të re kohët e fundit, Bale mund të jetë subjekt i një lufte të ofertave të verës, mes Barcelonës, Real Madrid, Man Utd, Inter dhe Milan që janë të interesuara për shërbimet e 21-vjeçarit.
Kur u pyet për të ardhmen e tij në qoftë se Spurs nuk kualifikohen për në Ligën e Kampionëve, Bale tha: “Unë jam i lumtur këtu, unë nuk jam i përqendruar në ndonjë gjë tjetër.”
“Unë jam i përqendruar vetëm në ndeshjet e radhës dhe dëshiroj të renditemi në ndonjërën prej pozitave që na dërgojnë në Ligen e Kampioneve.”
Friday, 15 April 2011 08:21