Bayer Leverkusen do të jetë pa shërbimet e mesfushorit, Mikael Balak për ndeshjen e së martës kundër Barcelonës.
Ish-kapiteni i Gjermanisë ka lënduar muskujt e tij në trajnimin e së dielës dhe u desh që të braktisë stërvitjen për t’iu nënshtruar trajtimit mjekësor.
Ai do të ishte një shtyllë e fortë për vendasit në ndeshjen e parë që luhet në “BayArena”, ndërsa nuk dihet ende saktësisht se për sa kohë do të jetë i padisponueshëm 35-vjeçari.
Balak u la në stol në humbjen 1-0 të Leverkusen ndaj udhëheqësve të Borusia Dortmund në Bundesligë, të shtunën.
Gjithashtu, për skuadrën gjermane në dyshim janë edhe Sidnei Sam dhe Eren Derdiok për shkak dëmtimesh. (LajmeShqip.com)
Monday, 13 February 2012 12:23