Mikael Balak beson se Bajern Mynih ka një “avantazh emocional” ndaj Çelsit dhe për këtë arsye i cilëson bavarezët si favoritë për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë sezon.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e ekipit gjerman, “Allianz Arena” me 19 maj dhe 35 vjeçari Balak, që u largua nga Bajerni për t’u bashkuar me Çelsin në verën e vitit 2006, mendon se kjo është një pengesë shumë e madhe për ekipin londinez.
“Mendoj se Barcelona mund të ishte e vetmja skuadër në gjendje që të fitonte një finale duke luajtur në stadiumin e ekipit kundërshtar”, tha ai për “Bild”.
“Ky është një avantazh shumë i madh kur luan një finale në shtëpi dhe kur shumë emocione janë në lojë. Ky është një avantazh emocional që Çelsi nuk mund ta kompensojë në asnjë mënyrë”.
Megjithatë, futbollisti ka bërë të ditur se në këtë ndeshje ai do të ishte krejtësisht neutral dhe se nuk zgjidhte njërin ekip para tjetrit. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 01 May 2012 17:32