Transferimi i mesfushorit të përfaqësueses shqiptare, Elis Bakaj, në radhët e rumunëve të Dinamos së Bukureshtit, duket se nuk është përfundimtar.
Problemi qëndron tek Dinamo e Bukureshtit, e cila nuk ka paguar paratë tek Dinamo e Tiranës dhe një histori e tillë ka kohë që përflitet në mediat rumune, ku aludohej se Bakaj mund të bashkohej me Steauan e Bukureshtit, rivale e përjeshtme e bardhekuqve.
Problem, sipas shtypit vendës, ishte fakti se Dinamo e Bukureshtit nuk i ka paratë për të paguar kartonin e Bakajt.
Edhe Dinamo e Tiranës, më parë është ankuar për faktin se pala rrumune nuk ka shlyer këstin e parë financiar të shumës së transferimit (në total 200 mijë euro), ndërkohë që sipas kontratës brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes në ditët e fundit të muajit janar, skuadra nga Bukureshti duhet të bënte lëvizjen e parë financiare.
Tashmë që po kalojnë më shumë se 60 ditë nga transferimi i Elis Bakajt drejt Dinamos së Bukureshtit, duket se ekipe të tjera që kanë monituar gjatë kësaj kohe futbollistin shqiptar, janë të gatshme të paguajnë.
Dhe e para në listën e konktakteve të presidencës dinamovite, sipas burimeve pranë këtyre të fundit, duket se është Steaua. Njihen qartë këto lëvizje merkatoje midis dy ekipeve rivale, siç janë edhe Dinamo dhe Steaua e Bukureshtit.
Por duket se për Bakajn interesohen edhe rusët e Lokomotivës së Moskës, e cila e vëzhgonte vazhdimisht futbollistin shqiptar.
Duket se shanset për të afruar akajn janë rikthyer sërish për këto skuadra, ku konform ligjeve të FIFA-s, Dinamo e Tiranës, nëse nuk merr shumën e 200 mijë eurove për transfertën e Bakajt, deri në një afat të caktuar, mund të marrë sërish kartonin e lojtarit dhe ta shesë një një tjetër ekip.
Por edhe një skuadër që është ngjitur tashmë në Superligën ruse nga kategoria e parë, është e gatshme për të afruar paratë për kartonin e Bakajt, dhe flitet për skuadrën Anzhi, në të cilën tashmë aktivizohet edhe ylli brazilian Roberto Karlos.
Wednesday, 06 April 2011 15:52