Mbrojtësi i Arsenalit, Loren Koshçielni, është kthyer në objektivin e merkatos së Bajern Mynih dhe Barcelonës, sipas asaj që raporti vetë menaxheri i futbollistit.
Lojtari i është bashkuar klubit anglez në vitin 2010 dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 110 ndeshje, duke u kthyer ndër lojtarët më të preferuar të tifozëve të skuadrës.
Por menaxheri i tij, Stefan Kurbis, bëri të qartë se 27 vjeçari mund të ndryshonte skuadër gjatë verës.
“Loren është pjesë e listës së dëshirave të dy klubeve. Bajern apo Barça nuk kanë folur ende me mua apo lojtarin, por unë jam në dijeni të faktit se ai bën pjesë në listën e dëshirave të këtyre dy klubeve përkrah 3 futbollistëve të tjerë”, tha Kurbis.
Qendërmbrojtësi deri tani ka arritur të luajë 10 ndeshje me kombëtaren franceze të futbollit. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 June 2013 23:04