“Gunners” e kontrolluan mirë lojën, por nuk kanë arritur të gjejnë golin në një lojë që do të mbahet mend më shumë për përplasjen midis mesfushorit Joey Barton dhe Gervinhos, i cili mori karton te kuq. Sagna, beson se skuadra e tij mund të marrë gjera pozitive nga ai barazim pa gola.
“Mendoj se ishte shumë e rëndësishme për fillimin e sezonit me këtë lloj loje”, tha ai për faqen zyrtare të Arsenalit.
“Ne ishim shumë të koordinuar të gjithë dhe mendoj se ne ishim të të vetëdijshëm për lojën e tyre mbrojtëse. Edhe nëse do të kishim pengesa gjatë lojës, kemi luftuar shumë deri në fund, dhe ne kemi për të mbajtur këtë lloji shpirti”, tha Sagna.
“Ajo ishte tregues se si ne duam të luajmë gjatë gjithë sezonit, dhe ky ishte një fillim i mirë”, përfundoi ai. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 16 August 2011 08:29