Anësori i Hoffenheimit, Ryan Babel ka zbuluar se Steven Gerrard ndjen se Liverpooli do të pendohet për shitjen holandezit. Babel është larguar nga Liverpooli në janar të këtij viti.
“Liverpooli nuk i ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë e mia. Ishte e njëjtë nën urdhrat e Rafa Benitezit, sikurse nën urdhrat e Roy Hodgson. Unë mendoj se Kenny Dalglish do të më kishte hapur mundësinë”, deklaroi Babel.
“Steven Gerrard ishte inspirim i madh. Ai shpesh thoshte se unë nuk duhet te dorëzohem. Kur u largova Steven gjithashtu më tha se ai është i bindur në kualitetet dhe se unë mund të jem ende lojtar i madh.”
Reds thuhet se e kanë bërë zyrtar qëndrimin e tyre për të nënshkruar me anësorin e talentuar, por përballet me konkurrencë të ashpër nga klubet evropiane.
20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Evropës me shfaqjet e tij mbresëlënëse për Lille gjatë këtij sezoni dhe klubi nga Anfield është tani pjesë e listës së gjatë të admiruesve.
Reds nuk kanë ndonjë plan konkret për të bërë një ofertë për Hazardin, por ata kanë kërkuar nga Lille t’i informojë ata mbi zhvillimet e reja, pasi ata mund të marrin parasysh një lëvizje në një të ardhme jo shumë të largët.
Hazard ka qenë edhe më parë i lidhur me klube të mëdha si Arsenal, Real Madrid, Juventus dhe Inter, dhe besohet se neroazurët janë favoritë në këtë garë.
Kenny Dalglish insiston se Liverpool nuk duhet të brengoset me atë që ndodhe në White Hart Lane të dielën kur ata do të udhëtojnë në Aston Villa.
Me vendin e pestë dhe Evropa Ligën të mundshme për sezonin e ardhshëm, reds do të sigurojnë kualifikimin e Evrope nëse arrijnë rezultat më të mirë se Tottenham kundër Birmingham Cityt.
Mirëpo, nëse Spurs arrijnë të marrin tri pike ata do te sigurojnë pozitën e pestë.
Megjithatë, Dalglish ende do ti ndeze lojtaret e tij që të fitojnë tre pike pavarësisht çka do të ndodhe në Londrën veriore në Tottenham.
“Ne duam të përfundojmë sezonin me fitore që do te na jap mundësin që të përfundojmë sezonin sa më lartë që është e mundshme shkroi bosi i Reds për LFC Weekly.
“Ky ka qenë gjithmonë qëllimi ynë dhe për aq kohë sa mund te kërkojmë një pozitë më të lartë ne do ta kërkojmë atë. E gjitha që ne mund të bëjmë është te koncentrohemi në ndeshjen tonë dhe te mos brengosemi për asgjë tjetër. Ne nuk mund të ndikojmë ne rezultatet e ndonjë skuadre tjetër, kështu që nuk ka asgjë për tu brengosur.”
Puna jone përfshin marrjen e maksimumit të pikëve në Villa Park. Kjo nuk do të jetë detyrë e lehtë dhe unë jam i sigurte se nuk do të jetë lehtë as ketë vikend.”
“Villa ka pasur një rezultat te frikshëm kundër Arsenalit si mysafir të dielën ne e dimë se sa e vështire është të udhëtosh në Emirates.”
“Të shkosh atje dhe te fitosh 2-1, dëshmon se çka është në gjendje të bëjë Villa. Ne duhet të luajmë mire nëse duam të marrin ndonjë gjë nga ta të dielën.
Jonjo Shelvey beson se fati se Liverpool shkon ne gjiron e fundit me gjasa qe te siguroj futboll evropian për sezonin e ardhshëm është dëshmi se Kenny Dalglish ka pasur ndikim në formën e LFC qysh prej rikthimit te tij.
Liverpool ishte në pozitën e 12-të kur Dalglish u emërua trajner i LFC në muajin janar dhe pavarësisht nga rezultati i ndeshjes në ketë fundjave, Shelvey insiston se Skocezi meriton lëvdata të mëdha.
“Ne janar, kur bosi mori përsipër punën, ju nuk keni pritur qe te jemi ne vendin e peste ne fund te sezonit.” tha mesfushori.
“Unë mendoj se Kenny ka rregulluar të gjithë dhe ju mund te tregoni rreth vendit është shpirti i madh i skuadrës dhe është kjo është dëshmuar në lodrat tona.”
“Ai na ka dhëne neve pasimet dhe lëvizjet, të cilat duan ti shikojnë tifozët e Liverpoolit, dhe unë mendoj se është mirë sepse ai u ka dhëne shumë mundësi lojtareve të rinj.”
Shelvey ka shijuar një sezon debutues impresiv në Anfield qysh prej ardhjes nga Charlton Athletic verën e kaluar dhe parashikon një të ardhme të suksesshme në klub.
19 vjeçari shtoi: “Ai ka thëne se unë jam në planet e tij. Unë kam shumë për të shikuar përpara.”
“Unë ende jam djalosh i ri, ende jam duke mësuar, qe është gjë e mirë sepse luaj me lojtar si Steven Gerrard dhe Dirk Kuyt dhe mësoj ditë për ditë nga ta.
Thursday, 19 May 2011 15:06