Babai i sulmuesit të Santosit, Neymar, beson se skuadra nga Santiago Bernabeu mund të jetë destinacioni i ardhshëm më i mirë për djalin e tij, por shtoi se ai është i lumtur të shohë fëmijën e tij të qëndrojnë me Santosin.
Babai i Neymar-t ka shprehur mendimin e tij se Real Madridi do të jetë opcioni më i mirë për brazilianin, nëse ai vendosë të largohet nga klubi i tij aktual.
19-vjeçari vazhdimisht është duke u lidhur me klubin nga Santiago Bernabeu, por Santosi nuk e ka ndërmend të shesë Neymar-in deri pas Kupës së Botës për Klube, në dhjetor.
Neymar ka qenë, gjithashtu, i lidhur me ekipe të tilla si Barcelona, Chelsea dhe Juventus, por babai i lojtarit e sheh atë të shkojë në Madrid.
“Reali i Madridit është klubi më i mirë në Evropë, nëse ju i shikoni në objektet e tyre dhe në mënyrën se si ata i trajtojnë lojtarët e tyre. Kjo është alternativa më e mirë për djalin tim” tha ai për Esporte Interativo.
“Është ëndrra ime që ai do të qëndrojë me Santos-in deri pas Kupës së Botës 2014. Megjithatë, në qoftë se ju më pyesni për klubet e tjera, unë do të them se Madridi është opcioni më i mirë. Asgjë nuk është nënshkruar ende.”
Neymar ka një kontratë deri në vitin 2015 me Santos-in, por ka një klauzolë të kufizuar për lirimin e tij për një tarifë prej 45 milionë eurosh. (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 20:42