Donis Avdijaj mund të rikthehet në skuadrën e tij Schalke 04 dhe të luaj në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Ka qenë pikërisht trajneri i Schalke 04, Andre Breitenreiter i cili ka folur për talentin kosovar që është i huazuar në Austri tek Sturm Graz.
Avdijaj që nga huazimi i tij ka shkëlqyer në Bundesligën austriake duke shënuar gola të rëndësishëm dhe duke asistuar.
“Ekziston mundësia që ai të kthehet. Do të bisedoj me drejtorin sportiv, i cili është në kontakt me lojtarin. Ai është zhvilluar shumë dhe huazim në Sturm i ka bërë shumë mirë”, tha Breitenreiter për Bild.
18-vjeçari është rritur në skuadrën e Schalke 04, ndërsa në Gjermani ai ka marrë nofkën si ‘Gerd Mulleri shqiptar’.
Friday, 30 October 2015 20:21