Atletiko Mineiro ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës Libertadores pasi ka eliminuar Tihuanën fal rregullit të golave në fushën kundërshtare. Meritë për këtë kualifikim të skuadrës braziliane ka Ronaldinjo, por sidomos portieri Viktor, i cili priti një penallti me këmbë në minutën e 93-të të ndeshjes.
Takimi i parë në fushën e skuadrës meksikane kishte përfunduar në barazim 2-2,. ndërsa në ndeshjen e kthimit ishte Riaskos që kaloi në avantazh skuadrën e tij, para se Ronaldinjo të ekzekutonte një goditje dënimi në minutën e 40-të dhe Rever dërgonte topin në rrjetë. Ky rezultat çonte Atletiko Mineiron në raundin tjetër, por vendasit iu afruan një eliminimi të bujshëm kur meksikanët fituan një penallti në minutën e 93-të.
Riaskos gjuajti nga pika e bardhë por portieri Viktor bëri një pritje instiktive me këmbë duke shpëtuar ekipin e tij nga një gol i sigurt qe do të sillte eliminimin nga turneë. Në gjysmëfinale, Atletiko Mineiro do të ndeshet me argjentinasit e Njuell Old Bois, të cilët eliminuan Boka Juniors një ditë më parë pas penalltive, në një seri që zgjati 26 gjuajtje. (LajmeShqip.com)
Friday, 31 May 2013 08:51