Menaxheri i përgjithshëm i Atletiko Madrid, Gil Marin, ka deklaruar se e ardhmja e Radamel Falkao është plotësisht në dorën e sulmuesit kolumbian dhe do të respektohet çdo lloj vendimi që ai do të marrë ai në merkaton e verës. Këtu përfshihet edhe lamtumira e tij e mundshme nga klubi.
Lojtari ka shënuar 28 gola në 33 ndeshje në këtë sezon, duke qenë protagonist absolut si në renditjen në vendin e tretë në kampionat për skuadrën e tij, ashtu edhe në fitoren e Kupës së Mbretit në Spanjë. Kjo ka zgjuar interesimin e klubeve angleze si Çelsi e Mançester Siti, ashtu si edhe atyre franceze si Monako e PSZH.
“Para fillimit të sezonit, ne biseduam me Falkaon. Ne i premtuam se në rast se do të kualifikoheshim në Ligën e Kampioneve, Atletiko do të mbështeste çdo vendim të tij për të ardhmen”, deklaroi Marin para gazetarëve në Singapor, ku Atletiko po merr pjesë në një aktivitet promocional. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 May 2013 09:34