Kolumbiani ka qenë objektiv i Atleticos në javët e fundit dhe si duket klubi spanjoll po mendon për një pasues të Sergio Agueros, i cili kaloi në Manchester City në fillim të merkatos.
Falcao ka qenë i lidhur me një largim nga Porto, pas një sezoni në të cilin ai shënoi 38 gola në të gjitha garat, përfshirë 18 në Ligën e Evropës, që njëherësh është edhe një rekord të ri në këtë garë.
Sulmuesi kohët e fundit nënshkroi zgjatjen e kontratës dyvjeçare, e cila pa pikën e tij të lirimin u rrit nga 30 në 45 milionë euro, por siç pretendon Pinto da Costa, president i Portos, ky lojtar do të shitet në qoftë se në drejtim të skuadrës së tij vjen një ofertë e cila përputhet me klauzolën e tij.
Megjithatë, Atletico do të duhet të bindë Salvion për ta përfshirë në marrëveshje lojtarin, i cili ka deklaruar se nuk dëshiron të përdoret si peshë plotësuese në negociatat për Falcaon. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 20:27