Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku ka konfirmuar se nuk do të ketë tifozë serbë në ndeshjen në Elbasan Arena.
Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku ka folur në konferencë përmasat që do të merren për ndeshjen e shumë pritur ndaj Serbisë.
Ai ka siguruar të gjithë tifozët se nuk do të ketë tifozë serb, por thjesht një grupimstudentësh. “Do të ketë një klimë sa më të përshtatshme. Masat do të jenë më të ashpra se në ndeshjet e tjera”, tha Shulku, raporton “Albeu.com”.
Nuk kemi abuzuar me çmimet duke i mbajtur njëlloj si në ndeshjen e parë. 15-20 për qind e biletave janë shitur online. Nuk do të ketë tifozë serb në stadium. Do të jetë një grupim studentor, që është arritur mes të dyja skuadrave. vëmendja do të jetë maksimale që të mos ketë asnjë veprim brenda dhe jashtë fushe që të mos ndikojnë në eurinë e lojës. Shpresoj që të marrim një rezultat sa me pozitiv në fushë”, tha Shulku.
Thursday, 01 October 2015 18:26