Presidenti i skuadrës së Lilës, Mishel Seidu, ka treguar se nuk ka marre ende asnjë ofertë për mesfushorin e talentuar belg, Eden Hazard.
Futbollisti ka si qëllim të transferohet në kampionatin anglez në fillimin e sezonit të ardhshëm, ndërsa shumë klube angleze kanë shprehur dëshirën për të siguruar shërbimet e tij.
Megjithatë, kampionët në fuqi të Francës nuk kanë marrë ende asnjë ofertë zyrtare nga pretendentët e lojtarit. “Deri në momentin që flasim, nuk kam marrë asnjë ofertë për të”, ishte konfirmimi i Seidu për “RMC”.
Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, ai i Mançester Sititi, Roberto Mançini dhe ai i Totenhemit, Herri Redknap, kanë udhëtuar drejt Francës gjatë muajit të fundit për të ndjekur nga afër këtë futbollist të talentuar.
Hazard ka një kontratë me Lilën deri në verën e vitit 2015 dhe për ta blerë atë nga skuadra franceze, duhet që klubet të bëjnë gati një ofertë prej 35-40 milionë eurosh. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 March 2012 21:00