Një barazim në Levante, i siguroi me plotë meritë Barcelonës titullin e kampionit në La Liga për edicionin futbollistik 2010/2010.
Barcelona është bërë kampion i Spanjës, pas barazimit 1-1 me Levanten, sonte, si mysafire.
Ky është titulli i 21-të i gjigandit katalunas në La Liga.
Një ndeshje e ekuilbruar dhe me dy gola të shënuar qysh në pjesën e parë, ishte ajo krejt çka panë tifozët sonte në stadiumin e Levantes, ku pas ndeshjes u organizua edhe ceremonia festive e për ekipin “blaugran” që edhe matematikisht, dy xhiro para fundit e siguroi titullin e ligës më të fortë në botë, duke lënë pas rivalin kryesor, Realin e Madridit.
Barcelona është edhe në një garë tjetër, atë të Ligës së Kampionëve të Evropës, në kuadër të së cilës në këtë muaj do të luajë në finale e madhe të “Ëemblyt” kundër kampionit anglez, Manchester United.
Me rastin e fitimit të titullit në La Liga, nesër në Barcelonë, qendrën kryesore të krahinës së Katalunisë, do të organizohet një festë madhështore.
Përgatitjet për festën kanë nisur dy ditë më parë nga Bashkia e qytetit të Barcelonës.
Në ndeshjen e sontme, që ta ndajnë bashkë gëzimine fitores, Pep Guardiola kishte ftuar të gjithë futbollistët e Barcelonës.
Wednesday, 11 May 2011 22:11