Drejtuesit e Arsenalit janë të bindur se Robin Van Persi dot qëndrojë te kjo skuadër edhe pse dje futbollisti deklaroi se nuk kishte si synim të rinovonte kontratën e tij me “topçinjtë”. Por drejtuesit e skuadrës kanë bërë të qartë që mendojnë se futbollisti do të respektojë kontratën që e detyron të luajë me këtë ekip edhe për një sezon, duke mos kërkua me forcë transferimin drejt një ekipi tjetër.
“Duhet të respektojmë vendimin e Robin për të mos rinovuar kontratën e tij, atij i ka mbetur edhe një vit në marrëveshjen ekzistuese dhe jemi të bindur se do të përmbushë detyrimet ndaj saj”, shkruhet në një deklaratë të bërë publike në faqen e Arsenalit. “Ne po vazhdojmë planifikimin me ambicie dhe besim për sezonin e ardhshëm, duke patur në mendje vetëm interesin e Arsenalit”.
Arsen Venger duket se e ka parashikuar një situatë të tillë, duke afruar në skuadër dy sulmues gjatë merkatos së verës, gjermanin Lukas Podolski dhe francezin Olivier Zhirud. Por largimi i Van Persit mendohet se ka goditur rëndë reputacionin e “topçinjve”, të cilët mund të shohin të iki një tjetër lider nga ekipi që ka dështuar në sigurimin e trofeve gjatë viteve të fundit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 July 2012 10:50