Deni Graham shënoi golin e fitores ndërsa Suonsi shënoi viktimën e parë të madhe në sezonin e debutimit në Premier League duke mundur Arsenalin 3-2.
“Topçinjtë” kishin kaluar të parët në avantazh falë golit të shpejtë të kapitenit Robin van Persi por Skot Sinkler barazoi shifrat për të zotët e shtëpisë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Natan Dajer kaloi përpara Suonsi, para se Teo Uolkot të vendoste përsëri barazpeshën në shifra. Por Arsenali gaboi në përqendrim në minutat vendimtare të ndeshjes dhe Graham përfitoi për të shënuar golin e tij të 9-të sezonal vetë një minutë pasi Uollkot kishte tundur rrjetën
Më herët, Mark Hjugs e filloi si humbës eksperiencën e tij si trajner i QPR, pasi një gol i Leon Best i dha Njukasëllit fitoren 1-0 ndaj ekipit të tij. (LajmeShqip.com)
Premier League
15.01.2012
Rezultatet
Njukasëll-QPR 1-0
Suonsi-Arsenal 3-2
Renditja
M. Siti 48, M. Junajtid 48, Totenhem 46, Çelsi 40, Arsenal, 36, Njukasëll 36, Liverpul 35, Stok 30, Noruiç 28, Suonsi 26, Everton 25, Sandërlend 24, Aston Vila 24, Fullhem 23, Uest Bromuiç 22, Ulvërhempton 18, Bllekbërn 17, QPR 17, Bolton 16, Uigan 15.
Sunday, 15 January 2012 19:59