Skuadra e Arsenalit planifikon të bëjë një revolucion në verë dhe gjithçka do të fillojë nga pankina ku pritet të ulet Pep Guardiola.
Dyshimet e këtij të fundi rreth të ardhmes kanë bërë që bordi drejtues i “topçinjve” të bëjë gati një ofertë të parefuzueshme për trajnerin aktual të Barcelonës, për ta bindur të fillojë një cikël fitimtar në Londër.
Guardiola do të zinte vendin e Venger në pankinë, pasi ky i fundi shihet që nuk është më në gjendje të ringrejë ekipin në nivelet e kërkuara, siç e tregon fakti se ka 7 vite pa fituar një trofe.
Po ai nuk do të largohet nga Arsenali, pasi do t’i besohet një vend në bordin drejtues dhe do të jetë krahu i djathtë i Guardiolës në rindërtimin e klubit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 19 February 2012 12:02