Arsenali kanë arritur një marrëveshje, në parim, me Barcelonën, për transferimin e Cesc Fabregasit në Camp Nou dhe transferimi i 24-vjeçarit në Barcelonë është vetëm subjekt i përfundimit të marrëveshjeve formale ligjore.
Mesfushori, gjithashtu, ka rënë dakord me kushtet personale me kampionët e La Ligës dhe tani pritet të bëhet vetëm miratimi i testeve mjekësore dhe të gjitha këto do të ndodhin sot gjatë ditës.
Shuma e përfshirë në marrëveshje besohet të jetë 40 milionë si dhe 5 milionë euro bonuse.
“Ne kemi qenë të qartë se nuk duam që Cesc-un ta lëmë dhe që mbetet një mudnësi”, tha trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, në faqen e klubit.
“Megjithatë, ne e kuptojmë dëshirën e tij për të lëvizur në klubin e tij të lindjes dhe ne e kemi pranuar tashmë një ofertë nga Barcelona. Ne e falënderojmë Fabregasin për kontributin e tij në Arsenal dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, tha ai.
Barcelona e ka konfirmuar, përmes llogarisë zyrtare në Twitter, këtë informacion. Drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, tha: “Ne mund të themi se Cesc tashmë do të vijë këtu.”
Transferimi i Cesc në Nou Camp i jep fund një magjie tetë-vjeçare në Arsenal, të cilit iu bashkua si 16-vjeçar.
Spanjolli, i cili u emërua kapiten Arsenal në vitin 2008, ka bërë 303 paraqitje për “ganners” dhe ka shënuar 57 herë. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 August 2011 13:27