Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka shikuar ekipin e tij të arrijë shënimin e 1999 golave, nën drejtimin 19 vjeçar të tij.
Rekordin prej 2 mijë golave mund ta arrijë në ndeshjen e fundjavës kundër Swanseas, që do ta zhvillojë në “Liverty Stadium”, shkruan Goal.
Nën drejtimin e 66 vjeçarit, Arsenali ka arritur të shënojë 1999 gola, kurse ekipi aktual prej 25 futbollistëve kanë shënuar 378 prej tyre, transmeton Koha.net.
Nga këto 1999 gola kontribuuesi më i madh i këtyre golave është sulmuesi legjendar i klubit, Thierry Henry, i cili ka shënuar plot 228 gola, i pasuar nga Theo Walcott me 80 sosh.
Kurse rivali lokal, Tottenhami është “viktima” më e madhe e sulmit të Wengerit, kundër të cilit ka shënuar 88 gola në 46 ndeshje, dhe që në sezonin 2003-2004 ishte shpallur kampion i Premier Ligës pikërisht në fushën e Tottenhamit.
Friday, 30 October 2015 15:09