Klubi i Arsenalit ka shprehur interesim për mesfushorin e Sevillës, Grzegorz Krychowiak, i cili bëri një paraqitje fantastike mbrëmë kundër Barcelonës, në finalen e Super Kupës së Evropës.
Një delegacion i klubit anglez mbrëmë ishte prezent në ndeshjen që Sevilla e humbi nga Barcelona me rezultat prej 5-4, pas vazhdimeve, transmeton Koha.net. “Gunners” kanë shikuar nga afër paraqitjen e përfaqësuesit të Polonisë.
Sipas raporteve nga “Teleghraph.co.uk” thuhet se skuadra e Arsene Wenger ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e lojtarit.
Arsenali ka përcjellë në 18 muajt e fundit paraqitjet e Krychowiak dhe tani dëshiron të bëjë ofertë zyrtare për mesfushorin defanziv të Sevillës, i cili do i bënte konkurrencë mesfushorin francez, Coquelin.
Wednesday, 12 August 2015 10:08