Arsenali duket në rrugën e duhur për të siguruar shërbimet e Gonzalo Higuain, pasi ka arritur një akord parimor me futbollistin argjentinas të Real Madrid. Sulmuesi që mendohet se do të kushtojë rreth 20 milion paund, ka kërkuar të largohet nga spanjollët, me “topçinjtë” që e kanë kthyer menjëherë në objektivin kryesor të merkatos së klubit.
Edhe lojtari një javë më parë pranoi se transferimi në Londër do t’i pëlqente, ndërsa ekipi anglez duket më i favorizuar se Juventus për të siguruar shërbimet e futbollistit. Gjendja e mirë financiare bën që klubi të mos ketë problem të paguajë rrogën prej 130 mijë paund në javë që përfiton aktualisht sulmuesi i Realit, ndërsa edhe 20 milion paund nuk janë një shifër e lartë, po të merret parasysh se Higuain është një sulmues goli, lloji i lojtarit që i mungon ekipit të Venger.
Për t’i bërë vend 25 vjeçarit, Venger po mendon të largoje sulmuesin Gervinjo, i cili do të huazohet te Marseja. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 June 2013 12:01