19-vjeçari ka impresionuar për skuadrën e Padovës, në 12 ndeshjet e tij në këtë sezon dhe nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga disa skuadra.
“Arsenali kanë treguar interes dhe unë jam duke punuar me ta direkt. Unë kam folur me Ëenger rreth tij,” tha Atangana, për Mediagol.
“Në Itali, Fiorentina po ashtu është shumë e interesuar. Ata kanë bërë tashmë një qasje konkrete? Ata pajtohen me mua se është e rëndësishme për Ousmane për të qëndruar me Padovën deri në fund të sezonit.”
“Ka shumë klube italiane, si Palermo dhe Fiorentina që e duan atë, por unë nuk mund të përmend ndonjë emër tjetër. Ne do të shohim se çfarë do të ndodh në fund të sezonit.”
19-vjeçari ka filluar karrierën e tij me Guingamp dhe u bashkua me klubin e tij aktual në verën e vitit 2010. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 October 2011 10:33