Barazimi me Juventusin duket se ka qenë motiv feste në radhët e skuadrës së Udinezes.
Por disa prej futbollistëve e kanë ekzagjeruar me festën dhe një prej pasojave ka qenë denoncimi nga ana e karabinierëve i kolumbianit Armero. 
Futbollisti 25 vjeçar është ndaluar nga patrulla rrugore në orë 5 të mëngjesit për një kontroll rutinë.
Atij i është kërkuar të bënte testin e alkoolit por futbollisti ka refuzuar dhe ka fyer karabinierët.
Për më tepër, ai ka qenë në shoqërinë e një shtetaseje rumune, 20 vjeçares M. A. B., e cila nga ana e saj ka komplikuar më shumë situatën.
Ajo i ka ofruar karabinierëve një kartëmonedhë prej 50 eurosh, duke i kërkuar që t’i linin të largoheshin.
Për shkak të këtyre ngjarjeve, patrulla e karabinierëve ka shoqëruar në komisariat lojtarin dhe shtetasen rumune, ndërsa janë lënë të lirë vetëm pas përfundimit të procedurës së denoncimit nga ana e karabinierëve.
Friday, 23 December 2011 08:00