Në Jerevan të Armenisë do të vendoset edhe fati i trajnerit të kombëtares, Gianni De Biasit.
Të dielën nuk varet vetëm fati Kombëtares shqiptare, nëse do të marrin pjesë Francë 2016, apo do të dështojnë në konvertimin e ëndrrës në një realitet historik për të gjithë shqiptarët.
Në Jerevan të Armenisë do të vendoset edhe fati i trajnerit të kombëtares, italo-shqiptarit Gianni De Biasit, raporton Sportal.al.
Në rast suksesi, burime të sigurta në FSHF, bëjnë me dije se automatikisht kontrata e bashkëpunimit midis institucionit të futbollit shqiptar dhe teknikut italian do të rinovohet jo vetëm për finalet Euro 2016, por për një periudhë tjetër të re 2-vjeçare.
Gianni De Biasi ka zëvendësuar në krye të stolit kuqezi të Kombëtares, kroatin Josip Kuzhe.
Për herë të parë, ai ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me presidentin Duka, më 19 dhjetor të vitit 2011.
Kjo e reja, me gjasa, do të jetë firma e tretë e tij për të vazhduar të udhëheqë kuqezinjtë e Shqipërisë në vijim. E treta, e vërteta!
Saturday, 10 October 2015 13:17